Vrau dy djemtë e tij dhe plagosi bashkëshorten në Gjermani/ Varroset 44 vjeçari nga Kosova

Aktuale

Vrau dy djemtë e tij dhe plagosi bashkëshorten në Gjermani/ Varroset 44 vjeçari nga Kosova

Më: 2 janar 2022 Në ora: 08:03
Flamur Rexha dyshohet se vrau dy djemtë e tij (11 dhe 13-vjeç)

E plotësuar (13:51) - Në varrezat e fshatit Ponoshec të Gjakovës, iu dha lamtumira e fundit Flamur Rexhës, nga ky fshat që mbet i vdekur në Hamburg të Gjermanisë.

Në ceremoninë e varrimit të 44 vjeçarit morën pjesë familjarë e dashamirë të kësaj familje.

Dyshohet se 44 vjeçari i kishte vrarë dy fëmijët e tij dhe më pas edhe vetën.

Nga ky akt tragjik në familjen kosovare mbeti e plagosur edhe gruaja e të ndjerit.

***

Flamur Rexha, 44 vjeçari nga Kosova që dyshohet se vrau dy djemtë e tij (11 dhe 13 -vjeç), plagosi gruan dhe më pas bëri vetëvrasje, do të varroset sot në Ponoshec të Gjakovës. Ndërsa, për fëmijët e çiftit nuk është dhënë ndonjë informacion se kur do të varrosen.

Avdije R, gruaja Flamur Rexhës është zgjuar nga koma artificiale.

Ajo i mbijetoi gjakderdhjes së tmerrshme të shkaktuar nga burri i saj, por ende nuk është në gjendje të merret në pyetje, raportonte Bild.

Bild shkruan sot se Flamur R. (44) qëlloi dy djemtë e tij (11, 13) dhe gruan e tij Advije R. (38), pastaj veten në shtëpinë e tyre në Hamburg të Gjermanisë.

Mbijetoi vetëm Advije R., e shtrirë në spital me disa plagë me armë zjarri. Tani ajo është zgjuar nga koma artificiale, vijon raportimi.

Si e priti vdekjen e djemve dhe çfarë e shtyu babanë në aktin e tij gjakatar, 38-vjeçarja nuk mund të pyetet ende.

“Ju nuk mund ta merrni ende në pyetje sepse, sipas vlerësimit mjekësor, ajo nuk është ende e gatshme,” tha kryeprokurorja Ulla Hingst të enjten.

Sipas konstatimeve të hetuesve, 44-vjeçari ka vrarë me nga një të shtënë djemtë e tij 11 dhe 13 vjeç në orët e vona të mbrëmjes së 26 dhjetorit, përpara se të qëllonte veten me armë.

Advije R. u plagos rëndë në spital me disa plagë me armë zjarri dhe fillimisht ishte në gjendje kome artificiale.

Nga provat mjeko-ligjore rezulton se Flamur R. ka tërhequr këmbëzën të paktën tetë herë. “Tetë gëzhoja u gjetën në shtëpi,” tha Hingst.

Mësohet se 44-vjeçari nuk kishte patentë armësh. Motivi i tij mbetet i paqartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat