Serwer: Shumë njerëz me emër do të hyjnë në listën e zezë të SHBA-së

Aktuale

Serwer: Shumë njerëz me emër do të hyjnë në listën e zezë të SHBA-së

Më: 3 janar 2022 Në ora: 12:55
Daniel Serwer

Profesori në Universitetin John Hopkins në Washington, Daniel Serwer thotë se lista e zezë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të plotësohet edhe me shumë emra të njerëzve të njohur në Kosovës, Serbi e vendet e rajonit.

Serwer tha se pret që SHBA-ja dhe Britania e Madhe të punojnë me BE-në në dialogun Kosovë – Serbi.

“Shtetet e Bashkuara ende duan që BE-ja ta udhëheqë dialogun, por unë mendoj se si Mbretëria e Bashkuar, edhe Shtetet e Bashkuara do të jenë më të gatshme të punojnë së bashku me BE-në siç ka qenë rasti në të kaluarën”, tha Serwer, i cili dyshon se mund të arrihet ndonjë marrëveshje përpara zgjedhjeve në Serbi.

“Gjithmonë ka mundësi, por dyshoj se do të ndodhë para zgjedhjeve serbe”, tha ai.

Kur u pyet për sanksionet e SHBA-së, Serwer tha: “Mendoj se do të ketë më shumë njerëz me emër.”

Sipas tij, do të ishte marrëzi të pritej që BE-ja t’i liberalizojë vizat për Kosovën këtë vit.

“Do të ishte marrëzi të pritej, por shpresoj se do të ndodhë në vitin 2022. Francezët dhe holandezët duhet t’i thonë Prishtinës se pse hezitojnë dhe t’ia japin Prishtinës një shans për t’i kënaqur ata”, tha Serwer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat