Komuna e Mitrovicës ngushëllon familjen e gazetarit Hysni Syla

Aktuale

Komuna e Mitrovicës ngushëllon familjen e gazetarit Hysni Syla

Më: 5 janar 2022 Në ora: 15:05
Hysni Syla

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, i ka shprehur ngushëllime familjes Syla, pas vdekjes së ish-gazetarit, Hysni Syla.

Letra e plotë:

E nderuar familje Syla,

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarje nga jeta të më të dashurit tuaj, doajenit të gazetarisë, dhe zëdhënësit të Komunës së Mitrovicës, Hysni Syla.

Në emër të Komunës së Mitrovicës, shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta me rastin e kalimit në amshim të familjarit tuaj.

Kontributi i tij i çmuar për institucionin tonë, gazetarinë, letërsinë do të mbetet përherë në kujtimet tona.

Bashkëndjej me ju, miqtë dhe mbarë komunitetin e gazetarëve.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të. 

Syla vdiq sot pasi u godit nga një veturë. Varrimi i të ndjerit bëhet sot nga ora 16:00 në varrezat e fshatit Zasellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat