Pritje të gjata në pika kufitare për të dalë nga Kosova

Aktuale

Pritje të gjata në pika kufitare për të dalë nga Kosova

Më: 5 janar 2022 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Pritje të gjata në pika kufitare të Kosovës ka edhe sot.

Gjendje më e rënduar është në pikën kufitare në Merdarë.

Atje qytetarët po presin deri në dy orë e gjysmë për ta kaluar kufirin me Kosovën.

Kështu kolonat në këtë pikë kufitare kanë arritur në 1700 metra.

Kaq të gjata kolonat janë edhe në pikën kufitare në Jarinje. Ndërkaq pritja e qytetarëve për të dalë jashtë Kosovën shkon në 1 orë e 10 minuta.

Në ndërkohë tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në një orë.

Në pikat tjera kufitare gjendja është e qetë.

Image
Kjo sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat