E çuditshme/ Ramiz Lladrovci: Albin Kurtin e kisha “sos” në zgjedhje dhe debate televizive

Aktuale

E çuditshme/ Ramiz Lladrovci: Albin Kurtin e kisha “sos” në zgjedhje dhe debate televizive

Më: 5 janar 2022 Në ora: 20:52
Albin Kurti dhe Ramiz Lladrovci.

Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit – ka shprehur optimizëm që do ta mposhte me vota Albin Kurtin nëse ky i fundit do të garonte për kryetar të Drenasit.

Madje, jo veç me vota, Lladrovci beson se edhe në debate televizive do të ishte dominues ndaj Kurtit

“Albinin e kisha sos nëse do të ishte kandidat në Drenas, jo veç me vota por edhe me duele në debate televizive”, ka thënë Lladrovci.

Lladrovci, ka folur edhe për dikur rivalin politik të Kurtit, Hashim Thaçin.

Ka treguar për bisedat që kishte me të.

“Ato që m’i ka thënë, i kam publikuar, megjithëse bisedat ishin tejet emocionale, atmosfera e bisedës sipas meje përshkruhet si e papranueshme për padrejtësinë që i bëhet atij dhe shokëve tjerë që gjenden në Hagë, por, gjithsesi, i kam thënë se “nuk ka bijë as bir nane që ty të mund, ki me dalë fitimtar si çdo herë”, deklaroi ai.

Por, nuk e ka pa folur për vetën se sa temperament është.

“Varësisht nga situata, kur kërkohet përgjegjësi, jam me temperament sepse nuk e duroj vonesën, jo kompetencën dhe demagogjinë. Dua punë, ndryshe, jam miqësor dhe mik për mikun dhe secilin deri sa nuk ma dredh”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat