Inspektorati zbarkon në QKUK, ndalon përkohësisht përdorimin e ceftriaxonit

Aktuale

Inspektorati zbarkon në QKUK, ndalon përkohësisht përdorimin e ceftriaxonit

Më: 6 janar 2022 Në ora: 15:34
Inspektorati zbarkon në QKUK, ndalon përkohësisht përdorimin e ceftriaxonit

Inspektorati Farmaceutik i Ministrisë së Shëndetësisë ka zbarkuar sot në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK.

Ardhja e tyre ka ndodhur pas thirrjes nga drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi, për shkak të raportimit të mediave lidhur me gjetjen e një cope metali brenda një injeksioni ceftriaxon.

“E kam informuar inspektoratin dje pasdite menjëherë pasi mora informatën. Kanë qenë sot dhe jemi duke pritur raportin e tyre”, ka deklaruar Krasniqi.

Inspektorati ka marr vendim që të ndalojë përkohësisht përdorimin e antibiotikut ceftriaxone në kirurgji.

Ky vendim ka ardhur si masë e parë për të parandaluar rrezikimin e shëndetit të pacientëve, pasi gjatë ditës së djeshme u has në një copë metali brenda një injeksioni ceftriaxone.

Për këtë rast ende nuk ka pasur ndonjë reagim nga Ministria e Shëndetësisë dhe ministri Rifat Latifi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat