Koalicioni VV- PDK në Gjilan/ Reagon Lutfi Haziri

Aktuale

Koalicioni VV- PDK në Gjilan/ Reagon Lutfi Haziri

Më: 6 janar 2022 Në ora: 15:37
Lutfi Haziri

VV-ja dhe PDK-ja, dy rivalet e deritanishme politike në nivel qendror, kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në Gjilan.

Sipas kësaj marrëveshje, PDK-së do t’i takojë nënkryetari dhe katër drejtori.

Ish-kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se koalicioni VV-PDK është vullnet i funksionarëve dhe jo qytetarëve të Gjilanit.

“VV ka zgjedhë partnerët politik dhe është vullnet i funksionareve e jo qytetarëve’, tha Haziri , duke shtuar se LDK ju dëshiron suksese dhe punë në interesin e Komunës dhe qytetareve.

“LDK është parti me e madhe në Kuvend dhe do të sillet si e tilllë. Besimin e qytetarëve do ta shtyej para si opozitë në bashkëpunim me te gjithë. Ne jemi gardian të interesave të qytetarëve të Gjilanit”, ka potencuar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat