“Urime Gjilan”/ Koalicioni VV-PDK në Gjilan, reagon deputetja e LDK-së

Aktuale

“Urime Gjilan”/ Koalicioni VV-PDK në Gjilan, reagon deputetja e LDK-së

Më: 6 janar 2022 Në ora: 16:15
LDK

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje ndërmjet VV-së dhe PDK-së.

“Me parulla e thirrje “Hajnat n’burg” erdhën në pushtet. E burgjet u dhanë me qira jo për hajna por për kriminelë nga Danimarka!! E në Gjilan kulaçin po e ndajnë bashkë “Hajnat e dikurshëm dhe melaqet e sotëm”. Dhashtë zoti të mbushen mend ata e këta…”, ka shkruar Bunjaku-Rexhepi.

Në fund, ajo me ironi, i ka uruar për arritjen e këtij koalicionit.

“Urime koalicionin e jaranisë Gjilan”.

LVV-ja dhe PDK-ja kanë arritur koalicion sot gjatë ditës, ku në marrëveshje janë dakorduar që Partisë Demokratike të Kosovës, t’i takojnë katër drejtori dhe pozita e nënkryetarit.

Sipas u.d kryetarit të degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, ende strukturat e PDK-së nuk i kanë caktuar emrat e personave për pozitat që do t’i udhëheqin.

Sipas marrëveshjes, drejtoritë që do t’i takojnë PDK-së janë ajo e Buxhetit dhe Financave, Bujqësisë, Shëndetësisë dhe Zhvillimi Ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat