“Behgjet Pacolli nuk duhet të flas për Kosovën, ja ҫfarë i bëri Daҫiҫi dikur”

Aktuale

“Behgjet Pacolli nuk duhet të flas për Kosovën, ja ҫfarë i bëri Daҫiҫi dikur”

Nga: H.O. Më: 9 janar 2022 Në ora: 18:12
Arkiv/ Behgjet Pacolli, Ivica Daҫiҫ

Publicisti dhe profesori, Binak Maxharraj në një prononcim të tij ka folur për deklaratën e kreut të AKR-së, Behgjet Pacollit lidhur me Ballkanin e Hapur. Ky i fundit kishte deklaruar se Kosova duhet të jetë pjesë e këtij projekti.

Maxharraj thotë se Pacolli nuk duhet të flasë në emër të Kosovës.

“Behgjet Pacolli s'ka te drejtë të flasë në emër të Kosovës. Ky Behgjet Pacolli edhe mund të jetë njeri i mirë, mundë të jetë edhe biznismen i mirë. Në saje të biznesit është bërë milioner përmes punës e, më shumë përmes lidhjeve të dyshimta me njerëz dhe biznese të dyshimta. Kjo, prapë është punë e tij”, thekson ai.

Sipas Maxharrajt, Pacolli nuk ka njohuri në politikë, madje e shfrytëzoj atë për interesa të veta.

Image
Binak Maxharraj

“Por një gjë e di Behgjet Pacollit assesi t'i ecë politika, në politikë ai është sakat, nuk dinë të ecë, rrëzohet. Politika për Pacollin është si një kënetë, si një moçal kur bie në të as shansin nuk e ka të dalë nga aty. E vërtëtë kjo. Behgjet Pacolli hyri në politikë më shumë për interes se sa për shtet. Fillimisht ai e formoi një parti politike AKR, e cila kurr nuk e kaloi pragun e foshnjërisë, mbeti përgjithmonë xhuxhe. Deputetët që merrte ai nuk ishin në asnjë zgjedhje më shumë se gishtat e një dore”, thotë profesor Maxharraj.

Ai thotë tutje se, në politikë ‘AKR e Pacollit u bë mashë, patericë e partive tjera. Nuk zgjidhet partia për koalicion, mjafton që ai mshelte birat e partive tjera e sidomos partive mafioze rreth PAN-it’.

“Si lëmosh ai merrte edhe ndonjë pozitë në qeveri ku shërbente si patericë si atë të z/kryeministrit, atë teë ministrit të jashtëm në diplomaci ku Pacolli dështoi plotësishtë. Ai kurrë nuk bëri diplomaci të mirëfilltë, stabile por bënte diplomaci skandaloze me plotë skandale e afera të ndryshme, sillte ndonjë njohje të dyshimët të cilat Daçiqi i ç'njohte. Sa ishte ai neë diplomaci Daçiqi ia ç’njohu mbi 10 njohje. Por Behgjet Pacolli nuk po ndalet, po fletë lidhje e palidhje, më shumë palidhje, veç sa për të thanë diçka”, vlerëson ai.

Maxharraj kundërshton fuqishëm deklarimin e Pacollit lidhur me pjesëmarrjen e Kosovës në ‘Ballkanin e Hapur’. Sipas tij, ky projekt është një varr ku Kosova do të varroset për së gjalli, por këtë fantazmë Vuçiq-Rama po e kundërshtojnë edhe shtetet tjera të Ballkanit, por edhe Amerika dhe Evropa.

“Sihariqi i tij i fundit mjeran është kur ai haptas i bëri ftesë Kosovës që të futet në zjarrin e ndezur nga Vuçiq-Rama në "Ballkanin e Hapur", të cilin jo vetëm që fuqishëm e kundërshton Kosova, sepse"Ballkani i Hapur" është një varr ku Kosova do të varroset për së gjalli, por këtë fantazmë Vuçiq-Rama po e kundërshtojnë edhe shtetet tjera të Ballkanit, por edhe Amerika dhe Evropa. Pra, Behgjet Pacolli është një i dështuar tmerrsishtë në politikë, atij politika i intereson vetëm për interesat e tij biznisore. Ky njeri është mirë të tërhiqet nga politika, ky njeri asgjë nuk merr vesh nga politika, nuk po i shkon. Politika për të është si një moҫal me fekale. Ky njeri është mirë të lënë të qetë Kosovën, nuk ka te drejtë të flas bile asnjë fjalë për të është zhbirues ordinar, është njeri i pa duhur në politikën e Kosovës, ashtu siç ishin kolegët e tij kryetar partish dhe pushtetarë të cilët politika i nxori si të papërdorshëm”, vlerëson Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat