​Durmishi del në terren: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

Aktuale

​Durmishi del në terren: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

Më: 10 janar 2022 Në ora: 23:14

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë sonte në terren për të vëzhguar gjendjen aktuale në rrugë.

Ai në Facebook ka shkruar se po punohet me intensitet në mënyrë që rrugët të jenë të kalueshme pavarësisht reshjeve të vazhdueshme. 

“Në të gjitha shtatë regjionet kompanitë e kontraktuara janë në teren dhe aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme. Lusim të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të kenë me vete pajisjet e nevojshme dhe të vozisin me kujdes të shtuar”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Edhe në këto orë të vona jemi në terren për t'u siguruar se po punohet me intensitet të shtuar në mënyrë që rrugët të jenë të kalueshme pavarësisht reshjeve të vazhdueshme.

Në të gjitha shtatë regjionet kompanitë e kontraktuara janë në terren dhe aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Lusim të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të kenë me vete pajisjet e nevojshme dhe të vozisin me kujdes të shtuar.

Ne do të kujdesemi që ju ta keni sa më të lehtë lëvizjen nëpër rrugët që janë në kompetencë të MMPHI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat