Akuza e rëndë/ Thaçi, Haliti, Syla, Veseli urdhëruan vrasjet, ja kush i kreu ato

Aktuale

Akuza e rëndë/ Thaçi, Haliti, Syla, Veseli urdhëruan vrasjet, ja kush i kreu ato

Nga: P.R Më: 11 janar 2022 Në ora: 17:51
Hashim Thaçi, Azem Syla, Kadri Veseli, Xhaviti Haliti

Veprimtari Fatmir Bajraj, përmes një postimi në facebook, ka shkruar Rexhep Qosja ka qenë inspirim për vrasjet politike që kanë ndodhur në Kosovë.

Ai ka akuzuar me emra personat, që sipas tij urdhëruan vrasjet politike.

“Urdhrat: NPK me seli në Rogner të Tiranës, literalisht ; SHP dhe SHIK-u me krerët : Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Azem Syla, Kadri Veseli dhe SHISH-i "shqiptar" n'krye me Fatos Nanon & Fatos Klosin”, ka shkruar ndër tjerash Bajraj, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, përmes vrasjeve synohej me çdo kusht që të merrej pushteti në Kosovë.

Postimi i plotë:

Vrasjet politike kanë emër!

Inspirimi:

Doktrinën antishqiptare e derivoj në platformë vrastare përmes diskursit bizar-publik, udhëheqësi shpirtëror i Revolucionit të vonuar "demokratik", laurati i Republikës së Serbisë, akademik Rexhep Qosje.

Urdhrat:

NPK me seli në Rogner të Tiranës, literalisht ; SHP dhe SHIK-u me krerët : Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Azem Syla, Kadri Veseli dhe SHISH-i "shqiptar" n'krye me Fatos Nanon & Fatos Klosin.

Ekzekutorët:

Bandat kriminale si sektor t'veqantë të urdhërdhënësit, dhe në skuadrila vrastare me dhe pa pagesë, gjithandej ku flitet shqip.

Obsesion:

Pushteti me çdo çmim dhe me çdo kusht, çoftë duke bashkëpunuar edhe me armikun shekullor serbosllav!

f.b

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat