Durmishi: Falë bashkëpunimit me BQK e BKS-në stikersat për automjete do të jenë falas

Aktuale

Durmishi: Falë bashkëpunimit me BQK e BKS-në stikersat për automjete do të jenë falas

Më: 13 janar 2022 Në ora: 09:08
Pamje nga takimi

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se nga 1 marsi stikersat për automjete do të jenë falas për qytetarët.

Ai tha se kjo është arritur falë bashkëpunimit me Bankën Qendrore të Kosovës dhe Byronë Kosovare të Sigurimeve.

Tutje, Durmishi theksoi se do të bëjnë edhe disa ndryshime të nevojshme të akteve nënligjore në mënyrë që të ulet numri i automjeteve të paregjistruara si kriter kryesor për anëtarësim në kartonin e gjelbërt.

“Do të fillojmë me tiketat ngjitëse duke vazhduar me projektin e paisjeve digjitale si pilot projekt për Prishtinën, ku këto paisje detektojnë automjetet e paregjistruara.

Sa më pak automjete të paregjistruara aq më pak dëme në bugjetin e shtetit. Siguria në trafik po rritet e Kosova po shkon drejt anëtarësimit në kartonin e gjelbërt”, ka shkruar Durmishi ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Nga 1 Marsi do të fillojmë implementimin e projektit të “tiketave ngjitëse”, me zero kosto për qytetarët dhe pa asnjë ngarkesë për buxhetin e shtetit.

Kjo është arritur falë bashkëpunimit me Bankën Qendrore të Kosovës dhe Byronë Kosovare të Sigurimeve.

Do të ndërmarrim disa hapa të koordinuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme, të bëjmë ndryshimet e nevojshme të akteve nënligjore në mënyrë që të ulim numrin e automjeteve të paregjistruara si kriter kryesor për anëtarësim në kartonin e gjelbërt.

Do të fillojmë me tiketat ngjitëse duke vazhduar me projektin e paisjeve digjitale si pilot projekt për Prishtinën, ku këto paisje detektojnë automjetet e paregjistruara.

Sa më pak automjete të paregjistruara aq më pak dëme në bugjetin e shtetit. Siguria në trafik po rritet e Kosova po shkon drejt anëtarësimit në kartonin e gjelbërt.

Jemi të vendosur që çdo vendim qe marrim të jetë i mirë për qytetarët dhe të ndikoj direkt në përmirësimin e jetës së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat