Lladrovci kritikohet për akuzat ndaj “njerëzve të Samisë” dhe takimin me të

Aktuale

Lladrovci kritikohet për akuzat ndaj “njerëzve të Samisë” dhe takimin me të

Më: 14 janar 2022 Në ora: 15:41
Ramiz Lladrovci dhe Sami Lushtaku

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është kritikuar nga opozita në Drenas për shkak të vizitës që i ka bërë të enjten nënkryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakut, për marrjen e mandatit të ri në këtë komunë.

Kryetari i iniciativës qytetare “Green për Drenas”, Xhavit Drenori, akuzoi kreun e komunës për hipokrizi.

“Të gjithë fushatën e udhëhoqi me propagandën se “njerëzit e Samisë” janë kundër meje dhe të tillët janë ‘Keqbërës’, ndërsa tash po i ‘shkelqen’ fytyra duke shtrënguar duart dhe duke i kërkuar bashkëpunim”, tha Drenori.

Tutje, asamblisti Drenori foli për “pasuritë marramendëse” të politikanëve nga Drenica.

“Nejse, për sa kohë njëren dorë e mbajnë në pushtet e pasuri marramendëse të fituar pas lufte (shumë dyshimtë) dhe dorën tjetër në sistemin (e kapur) të drejtësisë, mbeten ‘shtresa’ tjetër e shoqërisë, si puna ime që mora shkollimin dhe përvoja me meritë në perëndim dhe dëshira dhe vullneti për t’i ndihmuar proceseve demokratike, me një fjalë IDEALIN për çka edhe këta dikur luftuan”, u shpreh ai.

Megjithatë, Drenori u shpreh se nuk do të dorëzohet sepse “kungulli nuk shkon gjithë mbi ujë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat