Alarm i rremë për bombë në Stacionin e Autobusëve, dikush harroi çantën me rroba

Aktuale

Alarm i rremë për bombë në Stacionin e Autobusëve, dikush harroi çantën me rroba

Më: 15 janar 2022 Në ora: 10:09
Stacioni i Autobusëve

Në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë sërish është ngritur alarmi me dyshimin për një bombë.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes derisa janë larguar edhe autobusët.

Por, ky alarm ka rezultuar i rrejshëm meqë dikush e harroi një çantë me rroba.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Alarmi ka qenë i rremë, sepse dikush e ka harruar çantën, e cila ka qenë me rroba”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat