Lirohen serbët e arrestuar në Merdare, Petkoviq tregon kush nuk ia hapi telefonin

Aktuale

Lirohen serbët e arrestuar në Merdare, Petkoviq tregon kush nuk ia hapi telefonin

Nga: F. B. Më: 15 janar 2022 Në ora: 10:12
Petar Petkoviq

Drejtori i zyrës së ashtuquajtur për Kosovë Petar Petkoviç ka deklaruar se koordinatori i KZR dhe shoferët e ndaluar janë liruar të kthehen në Beograd, ata janë arrestuar mbrëmë në Merdar dhe janë dërguar në Lluzhan në stacionin policor.

Materiali do duhej pritej nga përfaqësues të OSBE që nuk ishin në Merdar, shkruan “Kurir” transmeton “Bota sot”

Sipas tij Marko Jankoviç, shoferi i tij dhe shoferët e dy kamionëve që bartnin material janë arrestuar mbrëmë, ndërsa për të i ndihmuar atje ka shkuar edhe oficeri për ndërlidhje Dejan Paviçeviç dhe ata janë në rrugë për kthim.

Petkoviç ka thënë se për këtë rast u njoftua i dërguari special Lajçak, ndërkohë që shefi i OSBE-së Majk Davenport nuk ia ka hap telefonin.

Mediet serbe përkujtojnë se sot Kuvendi i Kosovë mban mbledhje ku pritet të votohet deklarata për ndalimin e referendumit, ndërkohë që potencohet se që nga marrja e detyrës së Kurtit si kryeministër në Kosovë kanë ndodhur 133 incidente.

Materiali i konfiskuar për referendum ndodhet në Merdar dhe OSBE mund të shpërndajë sipas njoftimit me letër nga 22 dhjetori.

Petkoviç ka përmendur qëndrimin e vendeve të Kuintit dhe përfaqësuesit të lartë Borel, që kërkuan të mundësohet deklarimi i serbëve të Kosovës, sikurse edhe letrën e sekretarit Blinken që kërkon nga Kurti që të i kthehet dialogut dhe evitohen hapat e njëanshëm.

"Perëndimi duhet të bëjë presion dhe presim që OSBE të marr materialin dhe të shpërndajë në 10 vendet sikur përpara, sepse ndalesa iu shkel të drejtat serbëve sipas rezolutës 1244 dhe standardeve botërore” tha Petkoviç.

Ai ka njoftuar se në takimin që Vuçiq kishte zhvilluar me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova u kërkua që të sigurohet paqe edhe të ndalohen sulmet ndaj serbëve.

"Serbët do të dëgjojnë Beogradin dhe do të votojnë për ndryshimet kushtetuese”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat