Policia jep detaje për serbët e arrestuar në Merdare, tregon çka ndodhi me materialin për referendum

Aktuale

Policia jep detaje për serbët e arrestuar në Merdare, tregon çka ndodhi me materialin për referendum

Nga: G.B Më: 15 janar 2022 Në ora: 10:34
Merdare

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar në Merdare futjen e materialit për ‘referendumin’ që do të mbahet në Serbi,

Përmes një komunikate për media, Policia ka njoftuar se pas intervistimit personat me automjetin e tyre janë kthyer mbrapa në Serbi, ndërsa dy mjetet transportuese (kamionët) janë dërguar tek autoritet kompetente doganore, përcjell Bota sot.

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Në Merdare ndalohet futja e materialit për ‘referendumin’ që do të mbahet në Serbi

Më 14.01.2022, në ora 21:40, në Pikën e kalimit Kufitar Merdare që lidh Serbinë me Republikën e Kosovës (RKS), në hyrje për në vendin tonë, kanë ardhur tri automjete (një veturë dhe dy kamion) me targa të Serbisë, në të cilat kanë qenë gjashtë persona.

Njësitet policore gjatë realizimit të detyrave dhe procedurave-kontrolleve që zbatohen gjatë kalimeve kufitare, kanë vërejtur se në kamion kishte të ngarkuar material që dyshohej se përdoret për ‘referendumin’ që pritet të mbahet në Serbi.

Bazuar në informacionet zyrtare, detyrat dhe autorizimet policore, është ndaluar hyrja në RKS, e këtij materiali i cili po transportohej pa leje përkatëse.

Në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, dy mjetet transportuese (kamionët) janë dërguar tek autoritet kompetente doganore, ndërsa pas intervistimit personat me automjetin e tyre janë kthyer mbrapa në Serbi.

Rasti do të vazhdojë të trajtohet në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe organet e drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat