“Akt çnjerëzor”, Behgjet Pacolli i reagon gjyqtares serbe

Aktuale

“Akt çnjerëzor”, Behgjet Pacolli i reagon gjyqtares serbe

Nga: N. Sh. Më: 15 janar 2022 Në ora: 15:12
Danica Marinkoviç

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj gjyqtares serbe Danica Marinkoviç.

Marinkoviç është deklaruar përsëri për masakrën e Reçakut ku e mohoi atë, madje tergoi se kur dëshmoi në gjykatën e Hagës kishte dërguar prova që nuk ia kishin mohuar.

“Gjykata e Hagës e pranoi të vërtetën se nuk ka pasur masakër në Raçak”, tha Marinkoviç, përcjell gazeta “Bota sot”.

Për këtë Pacolli thotë se është një gënjeshtër dhe shpifje e gjyqtarës serbe.

Ai shkruan në facebook, se kjo deklaratë e saj është akt çnjerëzor ndaj viktimave dhe familjeve.

“Deklarata e "gjyqtares" Danica Marinkoviç, "Kosovo Online" me rastin e përvjetorit të Reçakut, përveç që është gënjeshtër dhe shpifje, është edhe akt çnjerëzor ndaj viktimave dhe familjeve të Raçakut. 

Këtë e dinë të gjithë dhe bota e qytetëruar e kupton çdo ditë, me kë kemi të bëjmë!”, shkruan Pacolli, përcjell gazeta “Bota sot”.

Gjyqtarja serbe ka deklaraur se se prej 23 vitesh e përsërit atë që ka parë dhe atë që ka mbledhur si provë.

"E vërteta është në anën tonë. Atë që unë e vërtetova dhe vërtetova, askush nuk e mohoi, sidomos as ekspertët nga Prishtina. Ata e dinë të vërtetën, por u shkon për shtat të manipulojnë, nga mashtrimet dhe gënjeshtrat e thënë nga William Walker në atë kohë. Askush nuk ka qenë përgjegjës për këtë deri më sot”, ka thënë Marinkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat