Tubimi i serbëve në Mitrovicë, deklarohen nga policia

Aktuale

Tubimi i serbëve në Mitrovicë, deklarohen nga policia

Më: 16 janar 2022 Në ora: 09:53
Pamje nga protesta

Një grup serbësh janë mbledhur në Mitrovicën Veriore për të kundërshtuar mosmbajtjen e referendumit serb në Republikën e Kosovës. Policia ka konfirmuar se tubimi i tyre ka përfunduar dhe aty nuk është shënuar ndonjë incident.

Zëdhënsi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Besim Hoti, tha se tubimi ka zgjatur rreth gjysmë ore.

“Nuk ka incidente, ka qenë tubim si kundërshtim për referendumin. Ka përfunduar dhe nuk ka telashe”, tha Hoti.

Ai tha se ky ka qenë tubim dhe jo protestë, ndërsa një protestë është lajmëruar të mbahet në orën 12:00.

Tutje, Hoti tha se tubimi është bërë gjatë kohës sa serbët janë mbledhur për të shkuar për votime në Serbi.

Në mesin e personave që u panë në këtë tubim janë ministri Goran Rakiq, deputeti Igor Simiq, si dhe kryetarët e komunave veriore të vendit.

Gjatë kësaj kohe, serbët kanë vendosur një kuti votimi në qendër të qytetit si performancë, ku kanë “votuar” disa nga të pranishmit.

Mbrëmë vonë, Komisioni i Zgjedhjeve atje ka marrë vendim që serbët e Kosovës të votojnë në katër qytete të Serbisë si: Kurshumlia, Rashkë, Novi Pazar dhe Vranjë, kjo pasi Kosova nuk lejoi mbajtjen e referendimit serb në Republikën e Kosovës.

Për këtë çështje Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutë kundër mbajtjes së këtij referendumi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat