Melihate Tërmkolli flet për tërheqjen e referendumit serb: Kjo është fitore me Kurtin e Osmanin!

Aktuale

Melihate Tërmkolli flet për tërheqjen e referendumit serb: Kjo është fitore me Kurtin e Osmanin!

Nga: A.M. Më: 16 janar 2022 Në ora: 11:23
Melihate Tërmkolli

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka reaguar pas tërheqjes së Serbisë për mbajtjen e referendumit në Kosovë.

Ajo në një postim në Facebbok u shpreh se kjo është një fitore e Kosovës me Kurtin dhe Osmanin.

“Një fitore domethënëse për Kosovën, me Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani. Është ditur gjithnjë dhe tani po provohet se duhet të mësohet Serbia ta respektojë e pranojë Kosovën shtet”, deklaroi Tërmkolli, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Një fitore domethënëse për Kosovën, me Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani. Është ditur gjithnjë dhe tani po provohet se duhet të mësohet Serbia ta respektojë e pranojë Kosovën shtet. Kur ne veprojmë e tregojmë që jemi shtet, në raport me çdokënd!

#MT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat