Donika Gërvalla përkujton babain e axhën në 40 vjetorin e atentatit ndaj tyre në Gjermani

Aktuale

Donika Gërvalla përkujton babain e axhën në 40 vjetorin e atentatit ndaj tyre në Gjermani

Më: 16 janar 2022 Në ora: 23:21
Ilustrim

Nesër me 17 janar bëhen 40 vjet nga atentati ndaj vëllezërve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla, njëherit e bija e Jusuf Gërvallës, ka bërë të ditur në llogarinë e saj në Facebook, se nesër së bashku me miqtë e familjes do t’i përkujtojnë, në ora 11:00 në Dubovik.

“Së bashku me miq të familjes, shokë të Babit dhe të Bacës Bardhosh, banorë të Dubovikut dhe qytetarë të moshave të ndryshme nga Dukagjini dhe e gjithë Kosova, familja jonë do të jetë nesër në orën 11 në vendlindjen tonë Dubovik, tek varrezat në të cilat pranë nënës Ajshe prehen nën bli, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla”, tha Gërvalla.

“Mirënjohja jonë e thellë iu përket të gjithë atyre, që prej katër dekadash na kanë qëndruar pranë duke na e bërë më të lehtë përballimin e këtyrë ditëve jo të lehta për ne”, shkroi në fund.

Edhe pse kanë kaluar 40 vjet, ajo ditë mbetet përgjithnjë e freskët me zinë e saj jo vetëm për familjet, por edhe për një numër njerëzish që kanë qenë të lidhur shpirtërisht e organizativisht me veprimtarët.

Atentati mbi dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë.

Nga autoritet shtetërore gjermane është lajmëruar se vrasës të panjohur kanë vrarë tre jugosllavë dhe se ky ishte kulminacion i ri në luftën e fshehtë në të cilën agjentët e sigurimit jugosllav dhe kundërshtarët e pushtetit luftojnë mes tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat