“UÇK-në e përdorni për ta mbuluar tenderomaninë dhe privatizimet”/ Pozhari thotë se mori rreth 500 kërcënime pas deklaratës për Nasim Haradinajn

Aktuale

“UÇK-në e përdorni për ta mbuluar tenderomaninë dhe privatizimet”/ Pozhari thotë se mori rreth 500 kërcënime pas deklaratës për Nasim Haradinajn

Nga: M.L. Më: 17 janar 2022 Në ora: 17:50
Xhevdet Pozhari

Analisti Xhevdet Pozhari ka thënë se ka pranuar rreth 500 mesazhe kërcënuese pas deklaratës së tij ndaj nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili po gjykohet në Gjykatën Speciale.

“Nasim Haradinaj në Hagë paska qajt, e këtu i thejke tavolinat nëpër emisione.

Mbahu, burrë! Kalon edhe kjo...”, ka shkruar Pozhari javën e kaluar.

Ky postim i tij nxiti reagime të shumta.

Ai kërcënuesit i quajti hajna që ua kanë zënë bishtin me derë.

Pihhh, përmbi nja 500 mesazhe me kërcënime e ofendime i kam marr deri tash.

A po kujtoni që e rruj fort për ju, a - hajna që ua kanë zënë bishtin me derë dhe UÇK-në e përdorni për ta mbuluar tenderomaninë dhe privatizimet?

Ju kishe po e "mbroni" Nasimin prej meje veç që i thash, mbaju e mos ja jep kënaqësinë Serbisë me të pa me lot. Ju që e keni çu vetë me duar të juaja atë dhe të tjerët aty ku është sot.

Hajna. Rrjepcana”, shkroi Pozhari në postimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat