Historiani Bezeraj: Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka janë nisma kryesore e idesë për pavarësi

Aktuale

Historiani Bezeraj: Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka janë nisma kryesore e idesë për pavarësi

Më: 18 janar 2022 Në ora: 00:08
Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka

Historiani Selim Bezeraj ka folur rreth historisë së veprimtarisë së tre heronjve të Kosvoës, Jusuf e Bardhosh Gërvall dhe Kadri Zeka.

Bezeraj tha se këta të tre përfaqësojnë plejadën e personaliteteve të dalluar atdhetare që Kosova i ka në histori e kujtesë.

Më tej, ai foli edhe rreth veprimtarisë së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, duke thënë se ata ishin ideatorët e rezistencës ndaj sistemit jugosllav.

“Për shkak të veprimtarisë së tyre që nënkuptonte rezistencë ndaj sistemit jugosllav, pra ishin ideatorët së bashku me shumë bashkëpunëtorë të lëvizjes anti-sistem, për shkak se të mendosh në kohën kur ata vepronin nuk ishte e lehtë e lërë më të viheshin në rezistencë me organet e regjimit jugosllav”.

“Këta të tre janë edhe nisma kryesore për të ardhur tek ideja për lirinë, ideja për vetëvendosjen dhe ideja për pavarësinë e Kosovës”, është shprehur Bezeraj në “Edicioni Special”.

Tutje, ai thotë se shtimi i organizatave ilegale në atë kohë rritej e zgjerohej për shkak të bashkëpunimi të Jusuf e Bardhosh Gërvallës me Kadri Zekën, ndërsa sot, sipas Bezerajt mungojnë konferenca e simpoziume në mënyrë që pasuria historiane e Kosovës të pasurohet.

“Shtimi i organizatave ilegale në atë kohë rritej e zgjerohej për shkak të bashkëpunimit me Kadri Zekën. Veprimtaria e tyre gjatë dy viteve, nga viti 1979 deri në 1982-ën në Gjermani ka nënkutpuar aksione të shumta të veprimit që nënkuptonin sa më shumë sensibilizimin e asaj se cka duhet të ndodhë në Kosovë”.

“Sot na mungojnë konferenca, simpoziume të ndryshme të cilat studiues të ndryshëm nga burime e arkivole të ndryshme do ta pasqyronin edhe më shumë veprimtarinë e tyre. Ky është 40 vjetori i rënies së tyre, por ne duhet ta kishim një vit të tërë gjatë vitit 2022 aktivitete të ndryshme ku do të pasqyrohej edhe më shumë veprimtaria e tyre, kjo për ta pasuruar historinë dhe shkrimet tona që i mungojnë deri në ditët e sotme”, është shprehur Bezeraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat