Rritja e rasteve me Covid/ Vjen njoftimi i fundit nga Ambasada Gjermane për aplikimet për viza

Aktuale

Rritja e rasteve me Covid/ Vjen njoftimi i fundit nga Ambasada Gjermane për aplikimet për viza

Më: 18 janar 2022 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Për shkak të rritjes së numrit të Covid-it dhe variantit Omikron, i cili po përhapet edhe në Kosovë, përkohësisht numri i termineve që vihen në dispozicion çdo ditë për aplikime për viza në Gjermani do të reduktohet ndjeshëm.

Kështu ka bërë të ditur Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.

Ndër të tjera në njoftimin aktual të kësaj ambasade thuhet se nuk mund të përjashtohet mundësia  që edhe terminet që janë rezervuar dhe konfirmuar tashmë mund të anulohen ose shtyhen.

 

“Për shkak të rritjes së numrit të Covid-it dhe variantit Omikron, i cili po përhapet edhe në Kosovë, përkohësisht numri i termineve që vihen në dispozicion çdo ditë për aplikime për viza është dashur të reduktohet ndjeshëm”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të bërë në faqen e ambasadës, thuhet se ekziston mundësia që edhe terminët e konfirmuar mund të anulohen apo shtyhen.

“Nuk mund të përjashtohet mundësia që edhe terminet që janë rezervuar dhe konfirmuar tashmë mund të anulohen/shtyhen. Nëse e keni rezervuar një termin, ju lutemi kontrolloni rregullisht kutinë tuaj të postës elektronike”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.

Kujtojmë se dje në Kosovë janë konfirmuar 728 raste të reja me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat