“A e din Gjergj kur t’u skuqen faqet nga shpullat e grushtat”/ Detajet i zbulon Naim Miftari

Aktuale

“A e din Gjergj kur t’u skuqen faqet nga shpullat e grushtat”/ Detajet i zbulon Naim Miftari

Nga: N. Sh. Më: 18 janar 2022 Në ora: 16:54
Gjergj Dedaj dhe Hashim Thaçi

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka treguar detaje të reja për Gjergj Dedajn i cili e kërcënoi me Kanun presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ish-amabasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj, është denoncuar në Polici pas deklaratës që ka dhënë për presidenten Osmani.

Këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina, ka konfirmuar se Dedaj është denoncuar për kërcënim publik kundër jetës dhe sigurisë ndaj Presidentes Osmani dhe familjes së saj.

Gjergj Dedaj ka thënë se ndihet i rrezikuar nga siç e ka quajtur ai “Klani i Osmani” ku ka përmendur presidenten Vjosa Osmani dhe bashkëshortin e saj, Prindonin.

Dedaj tha se është njeri i ligjit, por tutje theksoi se përveç ligjit, te ai dhe familja e tij që vjen nga Malësia e Gjakovës, vepron edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit.

“Unë jam i ligjit, mirëpo na jemi shqiptarë. Nuk mundesh dikë që ja ki inati me e vra. Unë jam i rrezikum, nga Klani i Osmanit, i Vjosës dhe bashkëshorti i saj, nga njerëzit e saj dhe i listës Guxo. Nuk di që duhet me pasë kërcënim tjetër kur ta rrezikon jetën, të len të paftyrë, të hejk prej listës së pagave”, tha Dedaj.

E për këtë Policia e Kosovës tashmë është në dijeni dhe  pritet që ta arreston atë.

Megjithatë, Naim Miftari duke komentuar kërcënimin e Dedajt në drejtim të Vjosa Osmanit, pohon se, me pas qenë i Kanunit e kish nxjerr hakun për vitin 1998 kur është rrahur nga Hashim Thaçi.

“Eh more Gjergj Skenderbeu me pas kanë ti i Kanunit kishe nxjerr hak për 1998 a din atëherë Gjergj, gjatë luftës kur ishit ardh me lejen e pushtetit serb me na tregu se Serbia do të na bon rrafsh me tokë nëse nuk i dorëzojmë armët e nuk i kthehemi bisedave paqësore!

A ke harru kur kërkove Picë dhe Makiato në Qirez dhe në shkollën e Baices edhe pse kishte gati një vit që ne nuk kishum fare rrymë, edhe atëherë i ke pas faqet e fryta si sot, a din kur tu skuqen faqet si speci nga shpullat e grushtat ....a të kujtohet kur erdh ai shoku e miku i juaj ‘Gjarpni’ e rroki një stupc gardhi.... atë kujtohet po but blujshe e folshe pos me qenë ju  Nëna Terezë.!

Eh trim mbi trima nëse ka met Kanuni në juve  atëherë kam pëshu.... në ta, nga atëherë ju njoh Gjerg,j e din Gjergj po i ligë e far servili je!”, shkruan Naim Miftari në facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat