Kaq persona kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës në Kosovë

Aktuale

Kaq persona kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës në Kosovë

Më: 19 janar 2022 Në ora: 15:29
Ministria e Shëndetësisë

40 mijë e 561 persona janë vaksinuar me dozën përforcuese të vaksinës në Kosovë.

2 mijë e 191 persona janë vaksinuar me dozën e tretë, ndërsa 798 mijë e 225 me dozën e dytë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë treguar se numri i vaksinave të administruara ka shkuar në 1 milion e 728 mijë e 214.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.348 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.728.214 doza të vaksinës. Deri më sot 798.225 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 40.561 doza përforëcuese dhe 2.191 doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat