Kush është drejtori i Urbanizmit në Prishtinë që synon transformimin e kryeqytetit

Aktuale

Kush është drejtori i Urbanizmit në Prishtinë që synon transformimin e kryeqytetit

Më: 19 janar 2022 Në ora: 19:32
Arbër Sadiki

Arbër Sadiki është emëruar në pozitën e drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Lajmin për emërimin e tij e ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Përparim Rama.

Po kush është drejtori i ri që do të synojë ta zgjidh katrahurën infrastrukturore në Kryeqytet.

Arbër Sadiki u lind në vitin 1977 në Prishtinë, dhe është arkitekt, pedagog, kritik.

Ai ka diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, ndërsa ka titullin e doktoraturës në Universitetin e Beogradit, i fokusuar në marrëdhëniet ndërmjet rrethanave sociale dhe arkitekturës në Prishtinë ndërmjet viteve 1945-1990.

Ndihmës kurator i pavijonit të Kosovës në Bienalen e 14-të të Venecias. 

I nominuar për Çmimin Aga Khan për Arkitekturë, Gjenevë. Fitues i çmimit “Çmimi Vjetor për Punë Shkencore në fushën e Trashëgimisë Kulturore”, 2020, dhënë nga Ministria e Kulturës, për botimin e tij me titull: “Arkitektura e objekteve publike në Prishtinë: 1945-1990, faktorë social dhe formësues”.

Që nga viti 2012 ligjëron në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, UBT, Prishtinë. Në vitin 2018 dhe 2019 si pjesë e programit të shkëmbimit Erasmus të stafit akademik, ai dha mësim në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Anhalt, Dessau, Gjermani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat