Përmbytjet shkatërrojnë kampin e shqiptarëve në Francë

Aktuale

Përmbytjet shkatërrojnë kampin e shqiptarëve në Francë

Më: 19 janar 2022 Në ora: 21:25
Pamje nga videoja

Përmbytja e Garonne shkatërroi një kamp të improvizuar prej rreth pesëmbëdhjetë shqiptarësh në Toulouse në brigjet e lumit në rrethin Empalot.

Viaoccitanie.it shkruan se uji përmbyti dhe shkatërroi një pjesë të shtëpive të tyre.

Njerëzit u kthyen për të jetuar një javë pas shirave të rrëmbyeshëm por për ta kushtet e jetesës janë çnjerëzore.

Shoqata humanitare Utopia 56 është e pranishme në krah të shqiptarëve për t’i ndihmuar, por mbetet e shqetësuar nëse ata qëndrojnë në këto kushte

Shërbimet shtetërore po monitorojnë nga afër situatën. Prefektura kujtoi megjithatë se kur këta persona u larguan nga kampi të dielën, më 9 janar, nuk bënë asnjë kërkesë për strehim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat