PDK dhe LDK thonë se vendi po qeveriset nga njerëz të papërgjegjshëm

Aktuale

PDK dhe LDK thonë se vendi po qeveriset nga njerëz të papërgjegjshëm

Më: 20 janar 2022 Në ora: 15:37
PDK dhe LDK

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë reaguar pas dështimit që debati parlamentar për energji elektrike që e propozoi PDK të futet në rend dite. Që këto të dy parti opozitare deklarojnë se vendi po udhëhiqet nga njerëz të papërgjegjshëm e të paaftë.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se ngritja e çmimit të rrymës do ta rëndojë edhe më tej gjendjen e qytetarëve të cilët po ballafaqohen edhe me rritje të çmimeve për gjërat tjera.

Tahiri: Ky vend po qeveriset nga njerëz të përgjegjshëm, njerëz të padijshëm

“Duke parë gjendjen që po rëndohet çdo ditë më shumë me furnizimin me energji elektrike. Dhe në anën tjetër duke parë papërgjegjësinë e madhe të kryeministrit dhe kësaj qeverie kërkuam që të ftojmë një debat urgjent që të diskutojmë rreth gjendjes sonë energjetike dhe masat që duhet të marrë Qeveria e Kosovës dhe ZRrE në mënyrë që qytetarët e Kosovës ta kalojnë sa më lehtë këtë dimër dhe njëkohësisht kërkojmë që në asnjë rrethanë të mos hyhet me shtrenjtimin e energjisë elektrike sepse me inflacionin në njërën anë, me rritjen e çmimeve në anë tjetër dhe sot rritja e çmimit të energjisë elektrike vërtetët për qytetarin është e papërballueshme. Mirëpo, patëm një sjellje të papërgjegjshme të kësaj mazhorancë e cila në një formë apo tjetër po mundohet me mbyt edhe debatin në Kuvend. Pra, ky vend po qeveriset nga njerëz të përgjegjshëm, njerëz të padijshëm dhe njerëz që e kanë sjellë vendin në një krizë të thellë energjetike”, tha ai në konferencë për medie”, tha ai.

Debatin parlamentar që e kërkoi kjo parti, Tahiri e konsideroi tejet të nevojshëm pasi siç tha ai nga ky debat do të votoj një rezolutë e cila do të pengonte që të rritet çmimi i energjisë elektrike.

Tahiri: Një debat i tillë dhe rezolutë që do pengoj ngritjen e çmimit është e nevojshme

“Kjo do të thotë se shumica e qytetarëve në Kosovë do të preken nga ngritja e çmimit të energjisë elektrike, ne si opozitë normalisht që nuk do të ndalemi do të punojmë dhe do t’i gjejmë të gjitha instrumentet që ta ftojmë n]ë një seancë të jashtëzakonshme qeverinë dhe kryeministrinë dhe në asnjë rrethanë do të mundohemi që të mos lejojmë ngritjen e çmimit[...]Gjendja do të rëndohet edhe më shumë në momentin që qytetarët do t’i pranojnë faturat e pagesës së energjisë elektrike të muajit shkurt dhe ne pikërisht për të mos ardhur tek një situatë e tillë ku paga e policit, arsimtarit, doktorit, paga e punonjësve në sektorin privat nuk e përballon një ngritje të tillë të çmimeve, ju e shihni se as sqarime nga kjo qeveri nuk kemi[...]Pra, mendoj se një seancë dhe debat i tillë parlamentar është tejet i nevojshëm dhe miratimi i një rezolute i cili do i kërkoj ZRRE-së dhe Qeverisë të Kosovës të mos lejojnë ngritjen e çmimeve është tepër i nevojshëm, prandaj ne si grup parlamentar i PDK jemi duke i përcjell me shqetësim jashtëzakonisht të madh këto qasje të kësaj qeverie dhe të kryeministri, ku kryeministri mundet ta përhumb pra duke u munduar të zhvendos debatin në një dimension tjetër”, theksoi ai.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi thotë se gjithçka që po prezantohet nga Qeveria rreth energjisë elektrike është abstrakte dhe se ajo po sillet si e paaftë.

Gashi: Kjo qeveri po sillet me paaftësi

“Sot gjithçka duket abstrakte sepse po flasim për kilovat, megavat, po flasim për rritje 350% të çmimit për ata që shpenzojnë mbi 1000 kiloëat, duket abstrakte. Por kjo shpejt do jetë reale kur faturat energjisë elektrike do shkojnë në shtëpitë e tyre atëherë do të vërehen problemet. Ajo që po vërehet si problem dhe paaftësi e Qeverisë të kësaj qeverie është se siç e tha edhe kryeministri nga sot KEK prodhon rreth 1000 megaëat orë energji elektrike dhe këtë prodhim ia jep me 30 euro KEDS-it si shpërndarës i energjisë elektrike. Ndërkohë kjo energji do t’i faturohet qytetarëve të Kosovës 222 euro për megavat energji ose 22 për kiloëat. Pra, qytetarët e Kosovës do ta paguajnë energjinë elektrike pas datës 28 me një çmim që është më I lartë se sa shumica e vendeve të BE-së“, theksoi Gashi.

Tutje ai tha se do të mundohen që të mbajnë debatin dhe të propozojnë rezolutën që do pengojë rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Gashi:Do mundohemi ta mbajnë seancën dhe të mos rriten çmimet e rrymës

“Ne jemi këtu do mundohemi që të mbajmë seancë dhe të diskutojmë për këto çështje dhe në fund të propozojmë rezolutë që të mos rritet çmimi I energjisë elektrike ose rritja e çmimit të energjisë elektrike të jetë sa më e vogël që të jetë e mundshme. Sot ajo çka ka propozuar ZRRE dhe e ka përkrahu Qeveria është që institucione financiare ekonomike që kanë deklaruar fitime enorme si bankat që kanë 60 milionë euro fitimi vjetor nuk do u rritet çmimi I energjisë elektrike por qytetarëve që do e mbulojnë atë shpenzim”, tha ai.

Lidhur me akuzat e kryeministri Kurtit për këtë gjendje të dy shefat e grupeve parlamentare opozitare thanë se gjatë qeverisjeve të kaluara çmimi për rrymën ka qenë më i liri në rajon.

Shefi I grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri u shpreh se kryeministri Kurti po flet për një periudhë kur qytetarëve nuk iu ka munguar rryma, dhe kanë paguar tarifa më të ulëtat të energjisë elektrike.

Tahiri: Me qeveritë e kaluara qytetarët kanë paguar çmimin më të lirë të energjisë

“Fal zotit qytetarët e Kosovës e kanë jetuar edhe atë kohë për të cilën ai po flet, kryeministri po flet për një periudhë ku qytetarët nuk e kanë vuajtur mungesën e energjisë elektrike, kryeministri po flet për një periudhë ku qytetarët e kanë paguar më së liri energjinë elektrike në Evropë edhe sot tarifat që i kanë lënë qeveritë e kaluara janë më të lirat në Evropë dhe rajon dhe pikërisht kryeministri po bënë akuza, dhe nesër kur qytetarët do të marrin faturat në shkurt të kësaj qeverie dhe ZRRE-së atëherë do e bëjnë vlerësimin e kësaj qeverie dhe atyre të kaluara”, theksoi ai.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi u shpreh se Kurti po i fajëson qeveritë e kaluara kur qytetarët kanë paguar 6 cent për kilometër, ndërsa tani do paguajnë për 350% më shtrenjtë.

Gashi: Me qeveritë e kaluara qytetarët kanë paguar 6 cent këh, ndërsa tani 22.4 cent

“E vërtetë kryeministri Kurti mundet me i fajësuar qeveritë e kaluara sepse çmimin e kanë lënë 6 cent për kiloëat më i liri në rajon më të lirë e ka pas vetëm Ukraina në Evropë, askush tjetër më lirë se ne, e vërtetë tash po e dërgon në 22.4 cent mund të ankohet sepse po e rrit çmimin 3.5 herë apo 350%”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat