Gërvalla pritet në Athinë pa simbole shtetërore, ja çka thotë Dendias për njohjen e Kosovës

Aktuale

Gërvalla pritet në Athinë pa simbole shtetërore, ja çka thotë Dendias për njohjen e Kosovës

Më: 20 janar 2022 Në ora: 16:52
Donika Gërvalla dhe Nikos Dendias

Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Greqi ku është takuar me homologun e saj grek, Nikos Dendias, me të cilin kanë diskutuar një sërë çështjes.

Në këtë takim Gërvalla është pritur pas simbole shtetërore, meqë Greqia vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet edhe përkundër lëvizje të fundit që janë bërë.

Se Athina vazhdon të mbajë qëndrim netural ndaj statusit të Kosovës e ka thënë edhe vetë Denidas në konferencën për media pas takimit që ka pasur me ministren Gërvalla.

Teksa ka folur për Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Dendias ka thënë se Greqia vazhdon të ndjek një qasje konstruktive dhe neutrale ndaj Kosovës në linjë me qëndrimin e Bashkimit Evropian.

“Siç e dini, Greqia është duke ndjekur një qasje konstruktive me Kosovën, në linjë me Bashkimin Evropian për qasjen neutrale ndaj statusit të Kosovës”, ka thënë Dendias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat