Kosova nuk e lejoi referendumin, ja çka paralajmëron diplomati amerikan në OSBE

Aktuale

Kosova nuk e lejoi referendumin, ja çka paralajmëron diplomati amerikan në OSBE

Më: 20 janar 2022 Në ora: 18:38
Michael Carpenter

Diplomati amerikan, Michael Carpenter, i cili shërben si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në një deklaratë për referendumin e Serbisë që s’u lejua të mbahet në Kosovë, ka paralajmëruar bisedime mes Kosovës dhe Serbisë për ta gjetur një model se si do të mund të votohej në të ardhmen në zgjedhje.

Në deklaratën e Carpenter të dorëzuar në Këshillin e Përhershëm në Vjenë, thuhet se presin të diskutojnë me Qeverinë e Kosovës dhe me atë të Serbisë për ta gjetur një zgjidhje për këtë çështje.

“Mezi presim të diskutojmë me partnerët tanë – si me Qeverinë e Kosovës ashtu edhe me Qeverinë e Serbisë – se çfarë aranzhime dhe akomodime mund të bëhen për të siguruar që qytetarët të cilët banojnë përkatësisht në Kosovë dhe Serbi të jenë në gjendje ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet e vendit të tyre, dhe duke vepruar kështu, të jenë në gjendje ta përcaktojnë të ardhmen e tyre evropiane”, thuhet në deklaratë.

Tutje, në deklaratë shprehet një keqardhje për faktin që Kosova nuk është anëtare e këtij organi dhe që të mund të fliste vetë.

“Mezi presim ditën kur Kosova të jetë shtet pjesëmarrës i kësaj organizate dhe kjo mund të ndodhë”, thuhet në deklaratën e Carpenter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat