Ish zëvendësministri jep alarmin: Kurti po përgatitë kërcënimin e radhës

Aktuale

Ish zëvendësministri jep alarmin: Kurti po përgatitë kërcënimin e radhës

Nga: P.R Më: 20 janar 2022 Në ora: 19:31
Albin Kurti

Ish Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Engelbert Zefaj, përmes një postimi në facebook ka shkruar se Qeveria Kurti po përgatit kërcënimin e radhës.

“Me këtë ligj, Inspektorët kanë të drejtë të hetojnë pa paralajmërim, të sekuestrojnë materiale dhe pajisje, të gjobisin me pare, të largojnë punëtorët nga puna. Krejt këto pa zhvilluar asnjë procedurë por vetëm në bazë të gjykimeve të inspektorëve”, shkruan ndër tjerash Zefaj, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

QEVERIA KURTI PO PERGADITË KËRCËNIMIN E RRADHËS !!!

Qeveria Kurti po e përgatit një Ligj për Inspektim Administrativ me te cilin po i merr kompetencat e Policisë, Prokurorisë, Gjykatës, Auditorit te Shtetit, Kryetareve të Komunave dhe Drejtorëve të Departamenteve.

Me këtë ligj, Inspektorët kanë të drejtë të hetojnë pa paralajmërim, të sekuestrojnë materiale dhe pajisje, të gjobisin me pare, të largojnë punëtorët nga puna. Krejt këto pa zhvilluar asnjë procedurë por vetëm në bazë të gjykimeve të inspektorëve.

Ligje të tilla janë aplikuar (aplikohen) vetëm nga shtetet Diktatoriale!

P.s.: e kam lexuar projekt-ligjin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat