Kaos në RTK: 150 punëtorë pa kontrata pune, sindikata paralajmëron veprime

Aktuale

Kaos në RTK: 150 punëtorë pa kontrata pune, sindikata paralajmëron veprime

Nga: M.L. Më: 21 janar 2022 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Sindikata e Pavarur e Radiotelevizionit të Kosovës e konsideron si të paligjshme dhe johumane mungesën e kontratave për 150 punëtorë të RTK-së nga një janari i këtij viti.

Në një njoftim për media kjo sindikatë, bënë me dije se që nga një janari 150 punëto detyra të punës në RTK pa kontrata pune, nën ethet se a do të marrin kontratë pune apo do të largohen.

“Prej një janarit të këtij viti, rreth 150 persona janë duke kryer detyra të punës në RTK pa kontrata pune. Kjo që po ndodhë për tash e 21 ditë në RTK përveç që është e paligjshme është edhe jo humane. Ata janë duke ardhur në punë nën ethet se a do të marrin kontratë pune apo do të largohen. Në mesin e tyre ka nëna e gra. Cilindo veprim që do ta ndërmarrë Bordi i RTK-së në raport me ta për muajin janar do të bëjë shkelje ligjore, për arsye se nuk ka dhënë përgjigje për këtë çështje me kohë. Nëse vendos t’ju jap kontrata atëherë këtë do të duhej ta bëjë retroaktivisht e që është e kundërligjshme. Nëse vendos të mos u jap kontrata , që do të thotë të mos i paguaj për punën që po e bëjnë prapë do të bëjë shkelje përshkak se ata kanë punuar për këto 21 ditë”, thuhet në njoftim.

sindikatë theksoi se qysh të hënën do ta dërgojnë rastin në Inspektoriat të Punës dhe tek Avokati i popullit.

Jo gjithherë gabimet ndodhin nga veprimi. Shpeshherë ato ndodhin nga mosveprimi, si në këtë rast.

Ju bëjmë me dije se si Sindikatë, qysh të hënën rastin do ta drejtojmë në Inspektoriat të Punës dhe te Avokati i Popullit.

Po ashtu shqetësuese për Sindikatën është edhe mosmiratimi i buxhetit të RTK-së, kur dihet se sot jemi me datë 21 janar.

Të nderuar kolegë,

Ashtu siç e kemi dëshmuar edhe në të kaluarën, si Sindikatë nuk do të heshtim asnjëherë që para syve tanë të ketë shkelje të të drejtave elementare të punës, si dhe veprime johumane.

Me respekt,

Fadil B.Hoxha

Kryetar i SPRTK-së”, përfundon komunikata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat