Të hënën mbahet seanca e jashtëzakonshme për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Aktuale

Të hënën mbahet seanca e jashtëzakonshme për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Më: 21 janar 2022 Në ora: 18:16
Kuvendi i Kosovës

Drejtoria për media e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se të hënën do të mbahet seancë e jashtëzakonshme.

Seanca ka një pikë të rendit të ditës me debat parlamentar për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Seanca do të fillojë nga ora 12:00.

Mbajtja e kësaj seance vjen si një përpjekje tjetër e opozitës për të kundërshtuar ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike dhe rritjen e çmimit të rrymës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat