Tollovi pa maska e distancë pranë FSK-së, flasin nga ministria

Aktuale

Tollovi pa maska e distancë pranë FSK-së, flasin nga ministria

Më: 22 janar 2022 Në ora: 15:09
Pranë ambienteve të Kazermës ”Adem Jashari” në hyrje të kryeqytetit.

Grumbull individësh pa distancë dhe mbrojtje ndaj koronavirusit, ka hasur sot media pranë ambienteve të Kazermës ”Adem Jashari” në hyrje të kryeqytetit.

E gjithë kjo tollovi mësohet të jetë krijuar meqë Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, po mban fazën e tretë të testimit për rekrutët e rinjë, atë të intervistimit me gojë.

Në një përgjigjie, lidhur me mbarëvajtjen e procesit në këtë kohë pandemie, ka folur kolonel Sefer Isufi.

Ai ka thënë se pavarësisht turmës së krijuar, janë ndërmarrë të gjitha masat për mbrojtje ndaj koronavirusit dhe se janë duke u respektuar nga të gjithë.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, fotografia duket se dëshmon të kundërtën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat