“Ta shkër*** nanen, guxo dil tash e mbas në rrugë”, u.d. i drejtorit të Spitalit të Gjakovës kërcënohet nga punëtori teknik pasi ia...

Aktuale

“Ta shkër*** nanen, guxo dil tash e mbas në rrugë”, u.d. i drejtorit të Spitalit të Gjakovës kërcënohet nga punëtori teknik pasi ia...

Më: 22 janar 2022 Në ora: 21:22
Spitali i Gjakovës

U.d. i drejtorit ekzekutiv të Spitalit të përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, para pak çastesg ka marrë një kërcënim përmes telefonit.

Zëdhënësi i Policisë Nysret Xhurkaj ka njoftuar se u.d. i drejtorit të Spitalit të Gjakovës ka njoftuar Policinë, se për shkak të ndërrimeve të bëra në repartin e Pulmologjisë të një punëtori teknik, i dyshuari e ka kërcënuar me fjalët “Pse ma ki ndrru vendin e punës” dhe “Ta shkër***** nonen, guxo dil tash e mbas në rrugë”.

“Me datë 22.01.2022 rreth orës 19:00, viktima (ushtrues i detyrës se drejtorit ekzekutiv te spitalit te përgjithshëm “Isa Grezda”, Gjakove) deklaron se per shkak te ndërrimeve te bëra ne repartin e pulmologjisë, i dyshuari i revoltuar për ndryshim e vendit te punës kishte thirrur përmes telefonin viktimen duke i thene: “ Pse ma ki ndrru vendin e punës” , si dhe “Ta shkerdhefsha nonen, guxo dil tash e mbas ne rruge”, dhe e ka mbyllur telefonin.

I dyshuari eshte arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër te Prokurorit Kujdestar lirohet ne procedurë te rregullte. Rasti nen Hetime”, ka njoftuar Xhurkaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat