Pasi e priti Gërvallën në Athinë, Dendias nesër takohet me Lajçakun

Aktuale

Pasi e priti Gërvallën në Athinë, Dendias nesër takohet me Lajçakun

Më: 23 janar 2022 Në ora: 13:51
Nikos Dendias dhe Miroslav Lajçak

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias nesër do të takohet me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në një komunikatë të ministrisë greke, thuhet se Dendias do ta takojë Lajçakun në fund të agjendës së tij të nesërme në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, ku kryediplomati grek do të marrë pjesë.

Takimi i Dendias me Lajçakun vjen pas vizitës së kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvalla në Athinë, nga ku tha se njohja e Kosovës nga Greqia do të përbënte një hap historik.

Image
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla gjatë vizitës në Athinë. Pritet nga ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias

Greqia së fundmi ka pasur qasjen më konstruktive ndaj Kosovës, krahasuar me 4 vendet e tjera brenda BE-së që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat