Mulliqi: Kosovës dhe popullit të saj i duhen pushtete legjitime

Aktuale

Mulliqi: Kosovës dhe popullit të saj i duhen pushtete legjitime

Nga: A.M. Më: 24 janar 2022 Në ora: 17:14
Skënder Mulliqi

Analisti politik, Skënder Mulliqi ka komentuar skenën politike në Kosovë.

Sipas tij, nëse jeni person i ndershëm, nuk keni vend në jetën shoqërore dhe politike të Kosovës.

“Nuk kërkohet kuptueshmëri dhe besnikëri nga ata që gjithë ditën mendojnë si ta plaçkisin shtetin e tyre pa fije turpi. Kosovës dhe popullit të saj i duhen pushtete legjitime siç akutualisht e kemi”, deklaroi Mulliqi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Nëse je i ndershëm, nuk ke vend në jetën shoqërore politike të Kosovës. Të ndershmit mund të shkojnë të falen në xhami dhe të luten në kishë. Mund të shkojnë edhe në shtëpi publike, ku zor se i shpëtojnë infeksioneve. Nuk mund të vijnë në shprehje të marrin pushtetin njerëzit e ndershëm e meritor, se nuk i lejojnë të pandershmit që moti e kanë bërë strofullën në pushtet? Është shumë kontradiktore dhe shumë e çuditshme që në sistemin pluralist njerëzit mos të fitojnë asgjë edhe pse dalin në votime. Po, kanë fituar premtime të rreme për gjithë këto vite, kanë fituar stres së janë zhgënjyer shumica, keq nga ata të cilëve ju vendosen votën dhe ju besuan. U manipuluan dhe u mashtruan nga të padinjitetshmit, dhe interesgjinjt të cilët e rrjepën Kosovën deri në asht. Pushteti u kuptua si vend i profitit, e jo si vend ku duhet punuar ndershmërisht për qytetarë dhe për shtet. Ajo që mua po më intereson dhe sigurisht edhe shumicës në Kosovë, është se si është e mundur që të funksionon shteti në mënyrë kaq miserable? Populli është ndjerë i turpëruar për të gjitha të bëmat e tyre turpëruese. Nuk kërkohet kuptueshmëri dhe besnikëri nga ata që gjithë ditën mendojnë si ta plaçkisin shtetin e tyre pa fije turpi. Kosovës dhe popullit të saj i duhen pushtete legjitime siç akutualisht e kemi. Se sa ka mundësi të bëjë punë të mira, nuk e ka lehtë se gjithë ato pisehane që janë grumbulluar, zor të hiqen pa kaluar një kohë! Pushtetet e tipit të kooperativave nuk i duhen Kosovës…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat