Përparimi i Kosovës në luftën kundër korrupsionit, reagon Albulena Haxhiu

Aktuale

Përparimi i Kosovës në luftën kundër korrupsionit, reagon Albulena Haxhiu

Më: 25 janar 2022 Në ora: 13:38
Albulena Haxhiu

Kosova ka shënuar përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, duke u renditur e 39-ta në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International.

Këtë lajm e ka mirëpritur Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se kanë për synim që brenda këtij mandati qeverisës, Kosova të arrijë mesataren globale e ti aftohet mesatares evropiane.

“Lufta kundër korrupsionit po vlerësohet ndërkombëtarisht.

Sot, Transparency International ka njohur progresin në luftën kundër korrupsionit duke renditur Republikën e Kosovës në vendin e 87-të nga 180 vende. Në vitin 2020 ishim në vendin e 104, kurse sot jemi 17 vende më poshtë!

Kosova ka marr 39 pikë nga 100 të mundshme, por ky është vetëm fillimi. Synimi ynë është që brenda këtij mandati, Kosova të arrijë mesataren globale e ti afrohet mesatares evropiane”, u shpreh Haxhiu në Facebook.

Ajo tha se përkushtimi në luftën kundër korrupsionit, përveç kompletimit të pakos ligjore Anti-korrupsion, përkthehet gjithashtu përmes realizimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit, Vettingut në drejtësi, jetësimit të Byrosë Shtetërore për verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme por edhe me mbështetjen buxhetore për sistemin e drejtësisë.

“Kosova ka shumë sfida, por edhe ne kemi vullnet të madh dhe nuk ndalemi deri në jetësimin e zotimeve tona”, u shpreh ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat