Vlora Çitaku premton ndryshim në PDK: Jemi vetëm në fillim të reformës

Aktuale

Vlora Çitaku premton ndryshim në PDK: Jemi vetëm në fillim të reformës

Më: 25 janar 2022 Në ora: 20:58
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se subjekti i saj është duke shkuar drejt reformës dhe se roli i tyre në Kuvend ka qenë shumë konstruktiv. 

PDK pati rezultatin më të keq në histori në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021. Pas kësaj, PDK shpalli zgjedhjet e brendshme dhe tani ka një kryesi të re. Çitaku thotë se kjo është provë për reformat që po ndodhin brenda subjektit. 

“Kemi lexuar me kujdes rezultatin e zgjedhjeve dhe po sillemi ashtu sic na ka kërkuar votuesi, por duke shikuar edhe kërkesat e votuesve të partive tjera”, thotë ajo. 

Ajo shton se kjo që ka ndodhur brenda PDK-së është vetëm fillimi dhe se qëllimi është rikthimi si partia më e madhe në Kosovë. 

“PDK do të ndryshojë, jemi vetëm në fillim të reformës”, thotë ajo. 

Çitaku tregon edhe rolin e PDK-së në pozitë, duke thënë se PDK po tregohet opozitë konstruktive dhe nuk po bën rolin që kishte VV-ja në të kaluarën kur kundërshtonte gjithçka.

“Ne jemi konstruktivë. Nuk pajtohem me ata që thonë se jemi opozitë e butë pasi që ne kemi kundërshtuar ashpër vendimet që nuk janë në dobi të vendit”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat