Ben-Meir: Kosova s’duhet bërë peng i mungesës së marrëveshjes me Serbinë

Aktuale

Ben-Meir: Kosova s’duhet bërë peng i mungesës së marrëveshjes me Serbinë

Më: 25 janar 2022 Në ora: 23:24
Alon Ben-Meir

Eksperti amerikan, Alon Ben-Meir ka folur rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe arritjen e mundshme të një marrëveshje mes dy shteteve.

Përmes një postimi në Facebook, Ben-Meir ka thënë se për sa kohë që Rusia vazhdon të bllokojë pranimin e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe për sa kohë që Moska dëshiron të pengojë pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, do të jetë e vështirë të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Prishtina duhet të jetë e hapur të bashkëpunojë me Serbinë në çfarëdo niveli për aq kohë sa bashkëpunimi nuk cenon pavarësinë e saj”, ka shkruar ndër të tjerash ai.

Ben-Meir ka thënë se Kosova nuk duhet ta lejojë veten të bëhet peng i mungesës së një zgjidhjeje me Serbinë, pasi që kjo sipas ekspertit amerikan është pikërisht ajo që duan Beogradi dhe Moska.

Postimi i plotë:

Për sa kohë që Rusia vazhdon të bllokojë njohjen e Kosovës nga KS i OKB-së dhe për sa kohë që Moska dëshiron të pengojë Serbinë që të anëtarësohet në BE, do të jetë e vështirë të arrihet një marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Thënë kështu, Prishtina duhet të jetë e hapur për të bërë transaksione me Serbinë në çdo nivel përderisa një bashkëpunim i tillë nuk cenon pavarësinë e saj. Kosova nuk duhet ta lejojë veten të bëhet peng i mungesës së një zgjidhjeje me Serbinë, gjë që është pikërisht ajo që duan Beogradi dhe Moska. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat