Zeka: Lajm i mirë, rangimi i Kosovës në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në Transparency International

Aktuale

Zeka: Lajm i mirë, rangimi i Kosovës në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në Transparency International

Më: 26 janar 2022 Në ora: 00:17
Yll Zeka

Për vitin 2021, në publikimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, Kosova u ngrit për 17 pozita më lart në luftimin e korrupsionit.

Kjo, sipas Yll Zekës nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, është një gjë pozitive për vendin.

“Çdo lajm që Kosovën e vë në një vlerësim më të mirë ndërkombëtar është lajm i gëzueshëm. Kjo na gëzon pasi jemi mësuar të dëgjojmë vetëm lajmë të këqija për rangime ndërkombëtare, kurse ky lajm është paksa një shpresë, edhe pse është një lajm i perceptimit për korrupsionit dhe jo matje kualitative e luftimit të korrupsionit në vend. Kështu që Kosova dhe qytetarët e saj duhet t’i gëzohen kësaj”, ka thënë Zeka.

Ai ka sqaruar se çfarë është indeksi i perceptimit, si dhe ka thënë se Kosova që nga viti 2017 kishte rënie në këtë listë.

“Tregon klimën se si vlerësohet në opinionin publik luftimi i korrupsionit në vend. Kemi pasur një regres, sidomos nga vitit 2017, që vit pas vitit, e ka vendosur Kosovën më poshtë, tanimë kemi një ngritje”.

Tutje, Zeka ka thënë: “Prapë se prapë dua të potencoj se nga monitorimi sistematik që ia bëjmë sistemit të drejtësisë, nuk shohim një ndryshim kualitativ në luftimin real të korrupsionit”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat