“Nuk i lutemi për njohje Greqisë”, Donika Gërvallës i vjen reagimi i ashpër: Secili grek që e lexon këtë...

Aktuale

“Nuk i lutemi për njohje Greqisë”, Donika Gërvallës i vjen reagimi i ashpër: Secili grek që e lexon këtë...

Nga: P.R Më: 26 janar 2022 Në ora: 17:29
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në një intervistë të dhënë për mediat greke, ka deklaruar se Kosova nuk i lutet Greqisë për njohje.

“Me Greqinë ne ndajmë një histori të lashtë dhe të vlerave evropiane. Natyrisht se qeveria jonë është shumë pro-evropiane. Jemi të bindur që vendimi i Greqsisë si një shtet i rëndësishëm do të ishte kontribut historik për një stabilitet afatgjatë në rajon dhe jo vetëm. Ne nuk i lutemi për njohje Greqisë, pasi që tashmë jemi njohur nga shumica e shteteve anëtare të BE-së dhe NATO-së”, ka thënë Gërvalla.

E kjo intervistë e Gërvallës, ka nxitur reagimin e ish deputeti të LDK-së, Faton Bislmi,, njëherit anëtar Ekzekutiv i Bordit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

“Secili grek apo kushdo tjetër që e lexon këtë intervistë te Ministres kosovare do mbetet gojëhapur, ngase do i duket shumë fallso superlativi me të cilën njëherë flet Ministrja në fjalë për marrëdhënjet tona historike kur botërisht dihet se ato marrëdhënje lënë shumë për të dëshiruar; e vecanërisht për shkak të nençmimit që i bëhet Greqisë dhe rëndësisë së njohjes nga ajo! Është interes strategjik i Kosovës njohja nga Greqia, e jo anasjelltas! E, për interesin strategjik të vendit, edhe me "lutë" nuk është as marre as keq. Bile, një kryediplomat i përgatitur edhe kur ka nevojë të "lutet," atë e bënë edhe pa e përdorë fjalen "lutje" fare”, ka shkruar ndër tjerash Bislmi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Shprehjet e një kryediplomati që mund të nënkuptohen si kryelartësi apo arrogancë politike, në një paraqitje apo intervistë për një medium publik në një vend nikoqir, janë hiç më pak se kamikazi diplomatik!

Në një intervistë ekskluzive dhënë gazetës ToVima, gjatë vizites së fundit në Greqi, Ministrja jonë e Jashtme, ndër të tjera, thot: "Nuk po ju lusim (për njohje), pasi që jemi njohur nga shumica e anëtarëve të BE-se dhe NATO-s, duke perfshirë anëtarët kryesorë. Jo vetëm për Kosovën, por për rajonin e gjerë, do të ishte racionale nga ana e pesë vendeve të mbetura ta njihnin realitetin e ri në Ballkan."

Me fjalë tjera:

- A na njehë Greqia a jo, hiç fort s'është telashë (se me iu lutë nijet s'e kemi), ngase shumica e vendeve të BE-se e NATO-s na kanë njoftë edhe ato më kryesoret bile (dmth Greqia s'është fort e rëndësishme, e jo se jo kryesore);

- Bile, është joracionale për këto pesë vendet e mbetura që nuk e kanë njoftë Kosovën, ngase njohja do ishte në interes të rajonit, jo veç Kosovës (dmth Greqia, etj, duhet me na njoftë për interes të tyre (ashtu që të veprojnë racionalisht më në fund) më shumë sesa për interes veç të Kosovës).

Shto këtu faktin që në pjesën më të madhe të intervistës, Ministrja flet në superlativ për 'popullin e shtetin mik grek,' për 'historinë tonë të lashtë të përbashkët,' për 'kulturën e vlerat e vjetra evropaine që i ndajmë,' për 'afërsinë e madhe në mes popujve tanë,' dhe përtej kamikazit diplomatik, shohim edhe kontradikten më bazike të mundëshme.

Secili grek apo kushdo tjetër që e lexon këtë intervistë te Ministres kosovare do mbetet gojëhapur, ngase do i duket shumë fallso superlativi me të cilën njëherë flet Ministrja në fjalë për marrëdhënjet tona historike kur botërisht dihet se ato marrëdhënje lënë shumë për të dëshiruar; e vecanërisht për shkak të nençmimit që i bëhet Greqisë dhe rëndësisë së njohjes nga ajo!

Është interes strategjik i Kosovës njohja nga Greqia, e jo anasjelltas! E, për interesin strategjik të vendit, edhe me "lutë" nuk është as marre as keq. Bile, një kryediplomat i përgatitur edhe kur ka nevojë të "lutet," atë e bënë edhe pa e përdorë fjalen "lutje" fare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat