Lladrovci i “hakmerret” rivalit politik që ia lëkundi pushtetin

Aktuale

Lladrovci i “hakmerret” rivalit politik që ia lëkundi pushtetin

Më: 26 janar 2022 Në ora: 17:47
Ramiz Lladrovci

Grupit të asamblistëve të PDK-së në Drenas i është bashkuar asamblistja e partisë Demokratët për Drenasin, Mirlinda Dvorani.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i uroj mirëseardhje Dvoranit, duke thënë se ish-asamblistja e DD-së do të jetë vlerë e shtuar e PDK-së.

“Vendimi juaj e fuqizon edhe më tej moton e fitores, Bashkë për Drenasin. Interesi qytetar do të përfaqësohet më së miri me unitetin tonë, bashkëpunimin dhe harmonizimin e mëtejshëm për interesin qytetar, interesin e komunës tonë. Qeverisja jonë lokale do të vazhdojë të jetë shembullore me zbatim të ligjshmërisë, transparencë dhe llogaridhënie”, ka shkruar Lladrovci.

Demokratët për Drenasin në krye me Driton Ajazin, garuan në balotazh kundër LLadrovcit.

Driton Ajazi ishte nominuar fillimisht nga dega e PDK-së në Drenas për kryetar.

Mirëpo niveli qendror i PDK-së vendosi të mos i dëgjoj strukturat. Kjo nuk e ndaloi Ajazin që të tërhiqet nga kandidatura. Ai krijoi iniciativën e re “Demokratët për Drenasin”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat