Qindra fëmijë të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Aktuale

Qindra fëmijë të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Më: 26 janar 2022 Në ora: 17:52
Ilustrim

Kosova sot ka regjistruar rekord të rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Vendi regjistroi 4 mijë e 397 raste të reja me virus.

Rreth 1 mijë e 300 të infektuar me COVID-19 gjatë kësaj kohe janë nën moshën 19-vjeçare.

Nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se 217 të infektuar janë të moshës zero deri 9 vjeç, 1 mijë e 69 janë të moshës 10-19 vjeçare, ndërsa 506 janë të moshës 20-29 vjeçare.

49 të infektuar janë mbi 80 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat