“Më nuk do të nxenë dielli për PDK-në”/ Naim Miftari i reagon Sami Lushtakut

Aktuale

“Më nuk do të nxenë dielli për PDK-në”/ Naim Miftari i reagon Sami Lushtakut

Nga: N. Sh. Më: 26 janar 2022 Në ora: 19:07
Sami Lushtaku dhe Naim Miftari

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka thënë para disa dite se, PDK-ja do t’i fitoj zgjedhjet kurdo që mbahen ato.

Mirëpo me këtë dekalratë të tij, nuk po pajtohet ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë se më nuk do të nxenë dielli për PDK-në.

Sipas tij, kjo që ka thënë Lushtaku nuk do të ndodhë.

Miftari ia kujton Lushtakut më nuk vjen dita që të blejnë tokë nga 50 euro arin, e pastaj të e shesin me nga 6 mijë euro.

“Harroje këtë punë Sami që ndodhë najher më, nuk ju nxenë ai djell kurrë më si më herët, me ble tani tokën e Kosovës nga 50 euro arin e tani ja shitni dikujt tjetër nga 6000 euro ari e të të njëjtës tokë!”, shkruan Miftari në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat