Mulhaxha-Kollçaku për menaxhimin me COVID-19: Jam pro masave edukative, jo dënime

Aktuale

Mulhaxha-Kollçaku për menaxhimin me COVID-19: Jam pro masave edukative, jo dënime

Më: 27 janar 2022 Në ora: 00:27
Fatmire Mulhaxha-Kollçaku

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka folur për situatën me koronavirusin në vend.

Ajo ka theksuar se Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria Kurti kanë shënuar arritje shumë të mirë sa i përket vaksinimit kundër COVID-19, por sipas saj, gjithmonë ka vend për më mirë.

“Thirrja për vaksinim dhe ai premtimi për vaksinim të 60 përqind të popullatës është arritur, vaksinimi është storie suksesi. Për përmirësim ka vend në monitorimin e zbatimit të masave. Ajo çfarë kërkohet është që edhe mekanizmat institucionalë, përfshirë inspektorët shëndetësorë sanitarë, të jenë shumë më prezent në terren, të jenë bashkëpunues edhe organet tjera kompetente për zbatim”, ka thënë ajo.

“Por, jo me shtet policor. Unë si epidemiologe dhe mjeke, që kam bërë edukim shëndetësor ndër vite, unë jam e prirë që të vazhdojmë shumë më shumë me masa edukative se sa me masa shtrënguese dhe me masa dënuese”.

Ajo ka theksuar se edhe qytetarët duhet të jenë më përgjegjës për respektimin e masave, që janë vendosur për të mos u përhapur koronavirusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat