Bekim Haxhiu kërkesë Qeverisë: Rishqyrtoni masat me urgjencë

Aktuale

Bekim Haxhiu kërkesë Qeverisë: Rishqyrtoni masat me urgjencë

Më: 27 janar 2022 Në ora: 12:49
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu,

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kërkuar nga Qeveria të rishqyrtojë masat antiCOVID, pasi sipas tij, nuk kanë asnjë efekt.

Në seancën e jashtëzakonshme ku po debatohet për pandeminë, ai tha se as pas dy vjetësh, Qeveria nuk ka arritur të dallojë variantet e COVID-10 dhe po sillet me neglizhencë dhe papërgjegjësi.

“Qeveria për të dytën herë e ka përsëritur gabimin e njëjtë në keqmenaxhimin me pandeminë. As pas dy vjetësh, Qeveria nuk arrin të dallojë variantet e COVID-19 dhe sillet me neglizhencë dhe papërgjegjësi”.

“Për betejën tonë me virusin që po prek të gjithë qytetarët e Kosovës, që nga fillimi kemi qenë të gatshëm të mbështesim Qeverinë, por I ka injoruar ato. Kanë vendosur masa alogjike. Vendimi që në pikat kufritare të kërkohën tri doza të vaksinës është alogjik. Me këtë vendim keni izoluar dhe bllouar 99 përqind të qytetarëve. Me dy doza dhe test PCR, cila është logjika? Mbyllja e fitneseve dhe hapësirave të tjera sportive kur beteja jonë është në promovim të shëndetit. S’ka argument që fitneset janë vatrat e infektimit, me urgjencë duhet t’i rishqyrtoni masat”, tha Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat