Hoti kritikon qeverinë lidhur me menaxhimin e situatës me pandeminë

Aktuale

Hoti kritikon qeverinë lidhur me menaxhimin e situatës me pandeminë

Më: 27 janar 2022 Në ora: 16:04
Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se qeveria ka reaguar me vonesë lidhur me menaxhimin e pandemisë dhe sipas tij, masat e ndërmarra nuk janë të duhura.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për situatën me pandeminë, Hoti ka kritikuar qeverinë edhe për mënyrën e vaksinimit dhe, siç ka thënë ai, mungesën e koordinimit me komuna.

Hoti: Reagimi i qeverisë lidhur me pandeminë është i vonuar

“Reagimi edhe vitin e kaluar në pandemi edhe tash duket ka qenë i vonuar, bile vitin e kaluar situata ishte shumë më e rëndë për shkak se shumë më tepër raste bëheshin për spital. Në dhjetor të vitit të kaluar, kanë qenë vlerësimet e OBSh-së dhe disa ekspertëve të fushës që janari, fundi i janarit, shkurti, do të jenë të rëndë edhe për Kosovën edhe për plot vende të tjera për shkak të variantit të ri të COVID-it, nuk u ndërmorën masa tek tash para një jave që u ndërmorën disa të cilat në bazë të vlerësimit të efektit që kanë dhënë po duket që nuk janë plotësisht adekuate, ka thënë Hoti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat