Ambasada amerikane përzgjedh një deklaratë të fuqishme të Hovenierit për Kosovën

Aktuale

Ambasada amerikane përzgjedh një deklaratë të fuqishme të Hovenierit për Kosovën

Më: 27 janar 2022 Në ora: 16:35
Jeff Hovenier

Ambasada amerikane në Prishtinë, ka shpërndarë një citat të ambasadorit Jeff Hovenier nga intervista e parë e tij të cilën e ka dhënë mbrëmë.

Ambasada amerikane ka postuar në faqen e saj në Facebook pjesën ku Hovenier ka deklaruar se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran edhe pse dikush mund ta kontestojë realiteti dhe faktet flasin vet.

“Kosova është një shtet i pavarur. Disa njerëz mund të zgjedhin ta kontestojnë atë, por kjo është çfarë është.

Kosova është shtet sovran.

Dhe, njerëzit mund të argumentojnë sa të duan, por realiteti, faktet në terren flasin vetë”, thuhet në postimin e ambasadës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat