Organizatori i protestës i reagon Dardan Molliqajt

Aktuale

Organizatori i protestës i reagon Dardan Molliqajt

Më: 27 janar 2022 Në ora: 22:49
Dardan Molliqaj

Durim Jasharaj, njëri nga organizatorët e protestës së djeshme kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, ka thënë se kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, po shantazhon shoqërinë civile.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Molliqaj po tenton të krijoj idenë se partia e tij është opozita e vërtetë.

“Gjuha e Dardanit per shoqerine civile eshte gjuhe e shantazhit. Eshte perpjekje e per t’kriju pershtypjen se Psd perfaqeson opoziten e vertete. Ne anen tjeter, kujdeset shume kur flet per partite opozitare”, shkruan ai.

Tutje Jasharaj ka shtuar se Dardan Molliaj po mundohet që të marr pas vetes votues të siç shkruan ai regjimit të vjetër.

“Pervec lezetit nga koalicioni i vitit 2019 me Aak, duket edhe ni hap taktik nga Dardani; pade mos po mundet me marre mas vetes edhe ndonji votues nga partite e regjimit te vjeter. Sekretar, Albini ma se shumti, i yti osht”, përfundoi Jasharaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat